Monday, February 6, 2023
HomeKronikaIshte në kërkim për vrasje në Shqipëri, arrestohet në Itali lezhiani, pritet...

Ishte në kërkim për vrasje në Shqipëri, arrestohet në Itali lezhiani, pritet ekstradimi i tij

-

 

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi kërkohej nga autoritetet shqiptare për vrasje. Mësohet se shqiptari, Ferdinand Ndoja është arrestuar më 10 tetor në Varese, gjatë një sërë kontrollesh. Shqiptari është përgjegjës edhe për veprën penale të prodhimit pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit.

Personi i arrestuar u kap teksa drejtonte një mjet tip ‘Mercedes’, teksa po kalonte përmes Viale Belforte.

Pas kontrollit të plotë, agjentët zbuluan se ai ishte person i kërkuar nga autoritetet shqiptare, ndërsa akuzohet nga Gjykata e Lezhës për vrasje dhe prodhimit të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe municioneve. Tashmë shqiptari ndodhet në paraburgim dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,699FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts