Monday, February 6, 2023
HomePolitikëMeta: Tërhiquni! Iniciativa e kryeministrit favorizon botën e krimit për të pushtuar...

Meta: Tërhiquni! Iniciativa e kryeministrit favorizon botën e krimit për të pushtuar ekonominë vendase

-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një komunikim për mediat. Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se iniciativa e kryeministrit Edi Rama për amnistinë fiskale, favorizon botën e krimit për të pushtuar ekonominë vendase.

Ai gjithashtu theksoi se ky projektligj do të dëmtonte bashkëpunimin me vendet partnere.

“Jam këtu për të theksuar rëndësinë e tërheqjes menjëherë të përpjekjes për të miratuar amnistinë fiskale që u tha edhe nga ndërkombëtarët që mund të konsiderohet si kartë për daljen nga burgu për të gjithë shmangësit e taksave,. Nuk kemi end enjë administratë kompetente dhe duhet një kornizë efektive për luftën kundër pastrimit të parave. Do të dëmtohej bashkëpunimi me vendet partnere, është e qartë se kjo tentativë nuk synon të amnistojë kursime të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, pro të ligjërojë qindra miliona euro evazion që janë bërë nga kompani të ndryshe me bekimin e qeverisë”, tha Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,698FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts