Friday, April 19, 2024
HomePolitikëMeta tregon mesazhin e Partisë së Lirisë dhe synimet për Vendoret: Do...

Meta tregon mesazhin e Partisë së Lirisë dhe synimet për Vendoret: Do t’u kërkojmë shqiptarëve të ndëshkojnë kandidatët e rilindjes

-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot mesazhin e kësaj force në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

I pyetur nëse ka kritere për të mbështetur kandidatët e PD-së të dalë nga primaret, Meta tha se do t’u kërkojnë shqiptarëve të ndëshkojnë kandidatët e Rilindjes

“Ne do t’u kërkojmë shqiptarëve të ndëshkojnë kandidatët e Rilidnjes për këtë shpërdorim total të pushtetit, me kryetar dhe këshillat. Ndëshkimi është shumë i rëndësishëm dhe për atë që do të vijë nesër, i opozitës, që në qoftë se nuk mban premtimet, në qoftë se qeveris me arrogancë, në qoftë se vjedh taksat e qytetarëve patjetër që do ndëshkohesh, kushdo që vjen nesër. Mesazhi i Partisë së Lirisë është ndëshkim për të gjithë katastrofën menaxhimi të pushtetit vendor gjatë këtyre 4 viteve nga Rilindja. Janë mbi 2 mld euro që janë investuar nga rilindja urbane, 700 milionë të vjedhura. Investimet nuk kanë gjeneruar të ardhura për komunitetet. Ne jemi shumë të qartë, çdo forcë politike do punojë dhe testohet për këshillat, për të tjerat mesazhi është i qartë, të ndëshkojmë kandidatët e rilindjes”, deklaroi Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts