Liria e shprehjes në Shqipëri është fusha ku është bërë më pak progress dhe mbetet një shqetësim për ndërkombëtarët.
Kryetari i OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo del Monaco tha se shqetësim mbetet dhe fushata e sulmeve të gazetarëve dhe renditi dhe disa problematika të tjera me të cilat përballet sot media.
“Liria e shprehjes është fusha ku ne kemi parë më pak progres. Kjo mbete shqetësim për ne. Ky është një shqetësim në të gjithë rajonin. Fushata e sulmeve të gazetarëve. Në këtë kontekst nuk ka përmirësim. Shohim që ndërhyrja e biznesit në media pengon në cilësinë e gazetarisë.”
Kryesuesi I OSBE-së vuri theksin edhe tek pavarësia më e madhe politike e AMA-s por dhe e TVSH-së
“Duam të shohim pavarësi më të madhe politike sa i takon Autoriteteve rregullatore dhe transmetuesit publik”
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi sot forumin e tetë për Zhvillimin e Medies.
Në këtë forum u prezantua dhe kurrikula e re e programit të gazetarisë financuar nga BE dhe që do të implementohet nga OSBE.
Forumi shërben si platformë dialogu mes medies, institucioneve publike dhe shoqërisë civile. Këtë vit, ai do të fokusohet te liria e shtypit, zhvillimi i medies në Shqipëri, siguria e gazetarëve dhe sfidat e krijuara nga dezinformimi dhe propaganda.