Thursday, March 28, 2024
HomeArsimProtesta e pedagogëve, Kushi: Me mirëkuptim dhe dialog për zgjidhjen më të...

Protesta e pedagogëve, Kushi: Me mirëkuptim dhe dialog për zgjidhjen më të mirë

-

 

Të hënën pedagogët do të bojkotojnë universitetet.

Ndërsa kërkojnë rritje me 50% të pagave, qeveria është mjaftuar me vetëm 7%.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një mesazh të posaҫëm drejtuar pedagogëve u bëri thirrje për dialog si dhe kërkoi mirëkuptimin e tyre për kushtet reale që qeveria ka në dispozicion.

“Unë besoj që zgjidhja më e mirë është që ne të ulemi bashkarisht me frymë konstruktive, dialogu, ndershmërie duke mirëkuptuar njëri-tjetrin,” tha ajo.

Një tjetër kërkesë e pedagogëve ishte dhe rritja e cilësisë së diplomave përmes investimeve në kërkime shkencore, gjë që sipas Kushit, do të plotësohet.

Në këmbim ajo kërkoi më shumë përkushtim nga pedagogët.

“Ne do të punojmë edhe për të mbështetur kërkimin shkencor dhe infrastrukturën e tij, por do të kërkoja dhe nga ju sa më shumë përkushtim, përpjekje e angazhim që të gjejmë zgjidhje për ҫdo shqetësim e problem,” tha ajo.

Në 17 tetor Sindikata e pedagogëve të universiteteve të Shqipërisë ka planifikuar që nga ora 08:00-10:00 do të priten në auditore studentët e vitit të parë për tu prezantuar dhe sqaruar arsyet se përse po protestojnë.

Më pas, stafet akademike do të dalin në oborret e fakulteteve, tubim që pritet të vashdojë pa afat.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts