Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, theksoi edhe një herë se Partia e Lirisë në zgjedhjet e ardhshme ka ambicie këshillat bashkiak.
E pyetur në emisio nëse ka kritika për primaret e PD , ajo u shpreh se nuk ka kritika, por thotë se janë vonë.
Kryemadhi: Nuk kam kritika për primaret… ata duan të krijojnë idenë e një demokracie të brendshme brenda partisë dhe shumë Mirë bëjnë, por ne kemi prioritet tek këshillat bashkiak. Mendoj se edhe PD do jetë e hapur sa i përket përfshirjes së kandidatëve, por them se jemi vonë, por në fund të fundit këto janë përgjegjësi që duhet t’i marrin liderët e çdo partie.