Friday, April 19, 2024
HomePolitikëSulmet kibernetike/ Ambasadorja Yuri Kim takim me ministrin Peleshi, ja çfarë u...

Sulmet kibernetike/ Ambasadorja Yuri Kim takim me ministrin Peleshi, ja çfarë u diskutua…

-

 

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa në fokus kanë qenë sulmet kibernetike nga Irani.

Ka qenë vetë ambasadorja e SHBA Yuri Kim që ka zbardhur bisedën me ministrin Peleshi.

“Sot u takova me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje midis SHBA dhe Shqipërisë, përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë. Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes në Ministerialin e NATO-s në tetor – e kanë bërë të qartë që ne i dënojmë sulmet kibernetike të ndërmarra nga Irani ndaj aleates sonë të NATO-s. SHBA do mbështesin gjithnjë me forcë përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj, dhe për të kontribuar në qëllimin e NATO-s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts