Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ishte i pranishëm në seancën plenare të së enjtes në debatin për energjinë elektrike apo sigurinë kibernetike.
Vasili tha se Parlamenti po përjeton ditët e tij më të zeza, ndërsa tha se Kuvendi bllokon në mënyrë mafioze nisma si ajo e çmimit të naftës.
“Parlamenti po përjeton ditët e tij më të zeza për shkak të batakçinjve e delenxhinjve që e kanë kapur për dyti e shndërruar në instrument të hajdutërve.
Dje, nuk u paraqit e nuk tha gjysmë fjale në debatin për energjinë për të cilat llomotit rrugëve të Shqipërisë si njeri i cekuilibruar.
Po ky Parlament bllokon në mënyrë mafioze nisma si ajo e cmimit të naftës, nga PL 8 muaj më parë se urdhri mafioz i oligarkëve e qeverisë është të grabisim qytetarët të mbushim arkën e shtetit që duhet të paguajë incenerartoerë, koncensione, tendera sekretë.
Duan t’i mbajnë peng qytetarët që protestojnë në procese të paligjshme.
Grupimi i grabitësve me pagesë përmes pazareve merren me nisma zero që kanë të bëjnë me poshtërsira politike
Iluzioni se ne do bëjmë hap prapa është i kotë, aty do na kenë përballë sy më sy e dhëmbë për dhëmbë, mos kenë iluzion se do kenë një ditë të vetme të qetë.
Kjo është një shumicë që punon 24 orë kundra jush qytetarë. Orët e tyre janë të numëruara se ata janë përballë jush e ju e keni të qarte si ju vjedhin, grabisin e majmin xhepat e tyre”, tha Vasili.