Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se Shqipëria po kalon një situatë të pazakontë, ku e ardhmja, dinjiteti dhe stabiliteti i shqiptarëve janë në rrezik.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta u shpreh se Partia e Lirisë është e gatshme të bëjë gjithçka mundet për tu dalë qytetarëve në mbrojtje, madje shtoi se për PL shqiptarët e Shqipëria janë mbi gjithçka.
Postimi i plotë:
Shqipëria po kalon një situatë të pazakontë, ku e ardhmja, liria, pluralizmi, stabiliteti ekonomik dhe dinjiteti i shqiptarëve janë vënë seriozisht në rrezik.
Jemi të vendosur në mbrojtje të tyre, sepse për ne Shqipëria dhe shqiptarët janë mbi gjithçka.