Friday, January 27, 2023
HomePolitikëPresidentja Osmani organizon forumin për gratë në Prishtinë, e pranishme deputetja e...

Presidentja Osmani organizon forumin për gratë në Prishtinë, e pranishme deputetja e PD Grida Duma, asnjë nga qeveria shqiptare

-

Një Forum për Gratë, që mbahet në datat 22-23 tetor, do të mbledh në Prishtinë qindra politikanë, aktivistë, e zyrtarë nga 36 shtete. Të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, ata do të flasin për gjatë dy ditëve për rolin e grave në politikën ndërkombëtare.

Sipas agjendës zyrtare, në mesin e 400 të ftuarve nga 6 kontinente, nuk është asnjë nga Qeveria e Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, shkruan Gazeta Nacionale.

Nuk dihet arsyeja e mungesës së zyrtarëve nga Qeveria Rama, e cila, në fakt, ka më së shumti gra në kabinetin e saj në Ballkanin Perëndimor. Për më shumë, me ftesë të presidentes Osmani, në këtë forum do të mbajë një fjalim Grida Duma, një nga deputetet më të ashpra opozitare karshi qeverisjes së kryeministrit Rama.

Natyrisht, vendet e rajonit, si Mali i Zi e Maqedonia e Veriut do jenë të pranishme, madje përfaqësuesit e tyre do të mbajnë edhe fjalë rasti në këtë ngjarje që organizohet për herë të parë në Kosovë.

 

 

Nga Maqedonia e Veriut pjesëmarrës është zëvendës kryeministri Artan Grupi, që pritet ta mbajë një fjalim, ndërsa nga Mali i Zi, zëvendëskryeministrja Jovana Marovic.

Sipas axhendës, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, sipas informacioneve zyrtare, do të marrin pjesë 400 personalitete nga 6 kontinente, përfshirë Kosta Rikën e Sri Lankën e largët. Përgjatë dy ditëve, në Forum do të flasin 126 pjesëmarrës, por asnjëri nga ta nuk do të jetë nga Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Bekim Kupina, një ish-gazetar që tash është zëdhënës i Kabinetit të Presidentes Osmani, theksoi për “Nacionale” se agjenda do të publikohet, duke shtuar se “janë ftuar disa nga Shqipëria dhe marrin pjesë”.

Në agjendën zyrtare, të publikuar në uebfaqen e Forumit, janë të renditur shumë emra, përfshirë edhe disa nga Shqipëria. 4 personalitete janë të ftuara Shqipëria, përfshirë deputeten e PD-së, Grida Duma dhe Manushaqe Shehun, zëvendës shefja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Gazeta Nacionale ka dërguar pyetje edhe në adresë të Qeverisë Rama për të pyetur nëse kanë pasur ftesë, dhe nëse është refuzuar ftesa për të marrë pjesë në këtë nismë të presidentes Osmani.

Deri në momentin e botimit të shkrimit, nuk ka pasur ndonjë përgjigje.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts