Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëSalianji për situatën në PD: Nuk ka vullnet politik për bashkim!

Salianji për situatën në PD: Nuk ka vullnet politik për bashkim!

-

Deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se nuk sheh vullnet politik për bashkimin e PD. Ai tha se për sa kohë një palë nxiton për primaret dhe pala tjetër nuk i pranon ato, kjo tregon se nuk ka vullnet politik që PD të bëhet bashkë.

“Së pari çdo takim që ka një tagër përfaqësimi të caktuar vlen për PD. Në përditshmëri kemi takime rrimë në kafe e diskutojmë por qëndrimet publike janë të ndryshme. Vlen çdo diskutim nëse arrihet në një konkluzion, nëse bëhet për ti hedhur syve shqiptarëve nuk ka vlerë dhe i vlen vetëm interesave të secilit.

Shoh që nuk ka vullnet për bashkëpunim apo bashkim, por vullnete të mbrapshta për të ndarë edhe më tej PD, një palë nxiton me primaret, një palë thotë nuk i pranoj. Kur një anëtar një votë e kemi në Statut….

Nëse do kishte një bashkim për të kontrolluar procesin, arritjen e një liste të përbashkët zgjedhore, kjo do ishte zgjidhje.

Nëse kjo nuk arrin në një konkluzion do ti japin avantazhin në dorë Ramës”, tha Salinaji.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts