Monday, February 6, 2023
HomePolitikëKryebashkiaku i Shkodrës i bashkohet protestës: Ka humbur besimi i publikut tek...

Kryebashkiaku i Shkodrës i bashkohet protestës: Ka humbur besimi i publikut tek policia

-

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia i është bashkuar protestës në Tiranë për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti. Në një prononcim për mediat, Spahia tha se kjo ngjarje është e rëndë ndaj nuk duhet të kalohet në heshtje.

“E konsideroj një detyrim qytetar reagimin pas ngjarjes së fundit. Humbja e jetës së 32-vjeçarit nuk është ngjarja e vetme ku janë përfshirë forcat e rendit. Është e domosdoshme në këtë pikë që nga strukturat përgjegjëse të shtetit të bëhet një sqarim i plotë dhe kushdo përgjegjës të marrë atë që i takon. Nuk duhet kaluar në heshtje. Bëhet e frikshme ajo që ndodh në Shqipëri.

Shkaqet janë për t’u parë. Mbetet domosdoshmëri rishikimi i kritereve të punësimit të efektivëve të policisë. Shpesh i kemi denoncuar kriteret për punësimin e policëve.

Një prej pasojave më të rënda të këtyre ngjarjeve është humbja e besimit publik ndaj strukturave të rendit. Do thoja që një përgjegjësi e mbajnë drejtuesit kryesor të qeverisë. Nuk mund të përfshijmë në një thes të gjithë. Strukturat e rendit kanë efektivë shumë të ndershëm dhe vuajnë pasojat shpesh herë të përfshirjes së drejtuesve të tyre. Strukturat e përfshira në krim duhet të marrin përgjigjen e merituar.

Çfarë duhet të bëjë opozita, të mbyllë gojën kur të rinjtë humbin jetën në duart e policisë. U harrua rasti kur humbi jetën Klodian Rasha kur u tha se u gjet një pistoletë, kur i tjetërsuan provat në skenën e krimit”, deklaroi Bardh Spahia.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,699FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts