Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëZgjedhjet lokale, kur duhet të regjistrohen partitë në KQZ

Zgjedhjet lokale, kur duhet të regjistrohen partitë në KQZ

-

 

Këtë të hënë, presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 14 maji për zgjedhjet lokale të 2023. Jo më vonë se 30 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve, Ministria e Brendshme që mbulon shërbimin e Gjendjes Civile dhe KQZ-ja publikojnë në faqet përkatëse zyrtare të internetit ekstraktin e zgjedhësve në shkallë vendi.

Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor
në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike
duhet të paraqesë në KQZ:

1-Vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë;
2-Emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i
autorizuar për të paraqitur kandidatët;
3-Emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë;
4-Specimenin e vulës së partisë;
5-Emrin, mbiemrin dhe adresën e financierit të partisë;
6-Emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimin me
KQZ-në.

Deklaratën me shkrim të nënshkruar nga kryetari i partisë politike ku përmendet angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet. Teksti i deklaratës përcaktohet nga KQZ-ja.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts