Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikë''Koha ta ndalim shpopullimin'', Xhixho: Rama po dëbon nga vendi më shumë...

”Koha ta ndalim shpopullimin”, Xhixho: Rama po dëbon nga vendi më shumë qytetarë se Putini nga Ukraina

-

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, duke i’u referuar shifrave të Eurostat për azilkërkuesit në vendet e BE-së, thotë se nga Shqipëria po ikin më shumë se nga Ukraina, një vend në luftë. ”Aplikimet u rritën me 68% krahasuar me vitin e kaluar. Shqiptarët po ikin se kjo qeveri u ka vrarë shpresën. Rama po ia del të dëbojë nga vendi më shumë qytetarë seç dëbon Putini nga Ukraina”.

Postimi i plotë

Shqiptarët duan të largohen sepse kjo qeveri e ka bërë këtë vend të pajetueshëm. Nga Shqipëria po ikin më shumë se nga Ukraina, sipas Eurostat. 1100 shqiptarë kanë kërkuar azil përgjatë 8 muajve, ndërsa ukrainas që i ikin luftës janë vetëm 950.

Aplikimet u rritën me 68% krahasuar me vitin e kaluar. Shqiptarët po ikin se kjo qeveri u ka vrarë shpresën. Rama po ia del të dëbojë nga vendi më shumë qytetarë seç dëbon Putini nga Ukraina.

Është koha të ndalim shpopullimin! Është koha të rikthejmë shpresën!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts