Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin e krizës energjitike në të cilën ndodhet vendi.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta u shpreh se kreu i qeverisë është një i korruptuar deri në palcë dhe se janë pikërisht vjedhjet e tij që kanë krijuar këtë situatë me energjinë elektrike.
Postimi i plotë:
Ndërsa Kryeministri dështak dhe i korruptuar deri në palcë kërkon të fajësojë prodhuesit vendas të energjisë si spekulatorë dhe përfitues në këtë kohë krize e kundërta është e vërtetë.
Falë investimeve të tyre plot sakrifica janë kursyer qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.
Janë vjedhjet marramendëse të Edi Ramës dhe bandës së tij në energjetikë përgjegjëse për këtë krizë.
Shtatë herë më shtrenjtë e blejnë energjinë nga jashtë këta hajdutë se sa Furnizuesi i Tregut të Lirë ua ble prodhuesve vendas të energjisë.