Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëTabaku: Duhet ndërtuar Europa këtu! Bujqësia vuan nga arroganca e mungesa e...

Tabaku: Duhet ndërtuar Europa këtu! Bujqësia vuan nga arroganca e mungesa e vizionit

-

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin në lidhje me problematikat me të cilat përballet sot bujqësia në vend.

Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku u shpreh se të rinjtë kanë braktisur vendin dhe tokën nuk ka kush ta punojë.

Ajo shtoi se fermerët përballen edhe me rritje të kostove si rritja e çmimit të karburanteve, inputeve bujqësore dhe taksat.

Tabaku ka shkruar se nuk mund të ketë integrim pa një bujqësi të zhvilluar, ndërsa shtoi se më shumë se sa nga lufta, bujqësia sot vuan nga arroganca edhe mungesa e vizionit.

 

 

Postimi i plotë:

Janë bërë xhufkë juristët!
Bujqësia sot po vuan jo vetëm nga lufta por mbi të gjitha nga arroganca edhe mungesa e vizionit!
Rritja e çmimit të karburantit,
rritja e çmimit të inputeve bujqësore (fertilizuesit) në 3 vitet e fundit.

ndryshimet e skemës dhe rritja e taksave
teknologjia e vjetëruar
madhësia e fermës dhe fragmentarizimi i tokës
Të gjitha problematika që po dëmtojnë bujqësinë nga viti në vit dhe kanë kthyer mollët e Devollit të shiten në 30 lekë/kg pra nën kosto!
Të rinj që kanë braktisur fshatin dhe me nxitim po lënë Shqipërinë ndërsa tokën nuk ka kush ta punojë.
“Janë bërë xhufkë juristët” më tha sot një fermer teksa më përshkruante Ministrinë e Bujqësisë!
Duhet ndërtuar Europa këtu! Nuk mund të ketë integrim pa një bujqësi të zhvilluar!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts