Emigracioni i paligjshëm është një nga problemet shqetësuese për qeverinë britanike. Të shumta kanë qenë thirrje e politikanëve britanikë për personat që zgjedhin këtë rrugë për të kaluar kanalin e Suezit dhe të prekin brigjet britanike,, të mos rrezikojnë jetën për shkak të rreziqeve që përmban udhëtimi me gomone.

Edhe mediat britanike shpesh kanë bërë hulumtime dhe kanë publikuar histori të emigrantëve të paligjshëm, sidomos nga Shqipëria që rrezikojnë jetën për një të ardhme më të mirë në Britani.

Ditën e sotme, ka qenë ministri britanik Nadhim Zahawi, i cili në një intervistë për mediat vendase ka deklaruar se shumica e personave të cilët hyjnë ilegalisht në Britani janë nga Shqipëria.

Duke folur në lidhje me sfidat me të cilat pritet të përballet kryeministri i ri Rishi Sunbak, ai u shpreh se emigracioni i paligjshëm është një problematikë për vendin e tij dhe se personat që hyjnë ilegalisht në territorin britanik, janë rrezik për shoqërinë.

Pyetjes se përse qeveria nuk ka arritur të vërë nën kontroll kufijtë e vendit, një nga pikat e rëndësishme që trumpetohej ndërsa kërkohej realizimi i Brexit, ministri u shpreh se autoritetet britanike po bashkëpunojnë me autoritete franceze dhe ato shqiptare që të bëjnë të mundur ndaljen e këtij fenomeni.

“Në kërkesat që kemi për punonjës të aftë, po përballemi edhe me banda që sjellin emigrantë të paligjshëm. Ndër 38 mijë emigrantë të paligjshëm në vetëm këtë vit, 80 përqind e tyre janë shqiptarë. Ata po abuzojnë me shoqërinë tonë nuk po e ndihmojnë aspak “Aktin e Skllavërisë Moderne”. Ne kemi disa skema mbi të cilat po punohet për t’i dhënë fund një situate të tillë dhe një prej tyre është “Skema e Ruandës”.

Jemi duke bashkëpunuar me homologët tanë francezë dhe Shqipërinë në mënyrë që të bëjmë më të mirën e mundshme së bashku.  Kjo do të ndihmojë qeverinë shqiptare, për t’ia dalë me atë që ne po merremi. Ka shumë detyra në të cilat ne jemi fokusuar dhe e di që kryeministri duhet të bëjë zgjedhjen e duhur për të vënë në krye personin e përshtatshëm për të zgjedhur këtë çështje”, deklaroi ministri britanik.