Wednesday, February 1, 2023
HomeShendetesiPacienti i parë merr pilulën kundër kancerit: Ja si funksionon ajo...

Pacienti i parë merr pilulën kundër kancerit: Ja si funksionon ajo…

-

 

BILD

Studiuesit amerikanë kanë prodhuar një ilaç të ri, premtues kundër kancerit. Rezultatet e para optimiste janë tashmë në dispozicion. Megjithatë ka ende shumë punë për të bërë përpara miratimit për në treg.

BILD ju prezanton këtë ilaç.

Pilula e re e kancerit AOH1996 është treguar efikase në pacientin e parë në testimet e realizuara nga studiuesit e ‘City of Hope’, një nga qendrat më të mëdha kërkimore për kancerin në SHBA.

Pilula e re e kancerit synon një proteinë të quajtur PCNA, e cila luan një rol të rëndësishëm në riparimin dhe riprodhimin e qelizave. Studiuesit zbuluan se përdorimi i qelizave mutante, jo vetëm që ndalon rritjen e qelizave të kancerit dhe parandalon metastazat, por gjithashtu se mekanizmi i veprimit nuk ka efekte toksike te qelizat normale dhe të shëndetshme. Studiuesit thanë se pacienti ishte mirë.

Drejtuesja e këtij studimi, profesoresha Linda Malkas, tha: “Imagjinojeni kancerin si uji që mbush një vaskë. Nëse nuk kontrollohen, tumoret ose uji përfundimisht do të vërshojë dhe të dëmtojë pjesë të tjera të shtëpisë suaj. Trajtimi që ka prodhuar ekipi im është i ngjashëm me një pronar shtëpie vigjilent që e mbyll ujin- duke ndaluar përhapjen e tumoreve në pjesë të tjera të shtëpisë- dhe më pas zbraz vaskën për të hequr qafe kancerin”.

Ky medikament mund të jetë premtues kundër kancerit të gjirit, prostatës, vezoreve, lëkurës dhe mushkërive. Profesoresha Malkas tani shpreson që AOH1996 të miratohet si frenues në SHBA dhe mund të kombinohet me terapi të tjera si kimioterapia.

Rezultate të mëtejshme priten në studimin fazor deri në vitin 2024. Megjithatë ka ende shumë për të bërë përpara një miratimi të mundshëm për tregun evropian.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,690FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts