Gjykata e Lartë njofton se mund të rihapet procedura e aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
Vendi vakant është krijuar me qëllim zëvendësimin e gjyqtares Vitore Tusha, ndërsa në garë për këtë post mbeten 2 kandidatë.
Ndërkohë që vlerësohet mundësia e rishpalljes së thirrjes së për paraqitjen e kandidaturave për këtë vend vakant.
Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit dhe më pas Gjykata e lartë i përcjell KED-së dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët.
Vetë kandidatët duhet të plotësojnë kushte si arsimi i duhur juridik, të mos ketë funksione në administratë apo politikë 10 vitet e fundit, të mos jetë i proceduar penalisht, të mos jetë larguar nga detyre për shkaqe disiplinore ose pasurore.
Po ashtu kandidati duhet të ketë jo më pak se 15 vite përvojë si gjyqtar, prokuror, avokat apo profesor i të drejtës, si dhe të ketë integritet moral dhe e etik.