Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëDebati për shpenzimet e charterit, Rama nxjerr sërish shifrat: Ja sa kanë...

Debati për shpenzimet e charterit, Rama nxjerr sërish shifrat: Ja sa kanë kushtuar fluturimet e mia në 2 vjet e 9 muaj

-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot në lidhje me udhëtimet e tij jashtë vendit me charter. Rama nxjerr shifrat e shpenzimit mesatar vjetor të Kryeministrit për udhëtimet jashtë për vitin 2012 kur kryeministër ishte Sali Berisha dhe në vitin 2020.

Ai shkruan se në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër!

“Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!

Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë👇

2012👉 226.893Lek të reja

2020👉 193.331Lek të reja

Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër!”, shkruan Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts