Në orën 16:00 ka përfunduar afati i vënë nga pedagogët për plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria.
Pedagogët janë mbledhur në Korpusin Universitar të Politeknikut, ndërsa kreu i sindikatës Sandër Kovaçi ka deklaruar se 30 pedagogë do futen në grevë urie në momentin që do marrin një garanci për jetën e tyre nga Presidenti i Republikës dhe institucionet ndërkombëtare.
Ai shtoi se pedagogët do futen në grevë urie së bashku me familjarët e tyre.