Kryeministri Edi Rama, në një takim me të rinjtë në Tropojë u shpreh se koha kur shqiptarët që largohen jashtë shtetit do të kthehen në vendin e tyre, nuk është shumë e largët, pasi sipas tij, tashmë kushdo mund të krijojë një mundësi më të mirë për të jetuar në Shqipëri.
“Në Australi u krijuan një komunitet britanikësh që arrin në 10 mln njerëz. Po kështu në Amerikë, po ashtu edhe migrimi i Brendshme nga periferia drejt Londrës është normale. Unë kam ardhur në Tropojë prej vitesh dhe sot është një realitet tjetër nga ajo që ishte. E shikon që këtu ka jetë, askujt nuk do t’i thoja se këtu është më mirë se atje. Varet se çfarë arrin të bësh këtu. Sot isha edhe me disa fermerë aty njoha një djalë që kishte ardhur nga Tirana dhe punonte në kodrën e gështenjave me ato çunat që kanë ardhur nga jashtë. Natyrisht që ata nuk kanë ardhur këtu për të fituar më pak se në Tiranë apo jashtë shtetit. Ato patjetër që fitojnë më shumë. Ju vetëm budallenj nuk dukeni që të ikni nga jashtë që të fitoni këtu më pak. Unë u them të gjithëve sqë kanë një shtëpi në fshat. Ka një pasuri aty që mund ta kthejë në një biznes ku mund të fitojë 2-3-4 fishin e asaj që do të fitonte duke bërë një punë jashtë shtetit. Natyrisht jashtë ja nga ata që kanë arritur maja, ka nga ata që bëjnë punë të këqija por që të çojnë në fund të pusit. Unë flas për punë të zakonshme. Në Tropojë ka afro 150 mijë njerëz që kanë kaluar këtu, që kanë ndaluar apo që kanë fjetur, do të thotë që është hapur një rrugë që do të sjellë më shumë njerëz që do ketë nevojë për më shumë shërbime. Tropoja është një vend i bekuar nga shumë pasuri, po të marrim vetëm bimët medicinale që janë këtu. Një djalë në Bulqizë kishte hapur një pikë grumbullimi për bimë medicinale. Më tregoni nëj biznes në Angli të dikujt që futet në gomone që i jep 35 mijë lekë të reja në ditë. Sa i përket teknologjisë mund të shkohet më tutje. Nëse disa prej jush bëhen bashkë dhe thonë do bëjnë agroturizëm dhe do fusin ndonjë lek secilin dhe duan mbështetje nga qeveria, bëni një projekt, bëni aplikimin dhe bëni një rrugë suksesi. Unë nuk i them askujt rri këtu se është më mirë. Kudo mund të jetë mirë, por mos bëni gabim të llogarisni vetëm të ardhurat atje, por edhe kostot, vërtet ka rroga të larta, por edhe shpenzime të mëdha. Koha që shqiptarët më shumë do të kthehen se do të ikin nuk është e largët. Jemi në trendin që më shumë duan të ikin, por tani situatat po tregojnë që këtu mundësitë janë. Nëse do të ndërtosh një gjë tënden, këtu është e mundur”, tha Rama duke shtuar: “Rekrutimi i infermierëve bëhet përmes portalit, prej vitesh nuk marrin infermierë t’i çojmë në punë. Kjo bëhej përpara, me parti me ryfshfet, nuk ndodh më. Ka plot vajza e djem që mbarojnë për infermieri dhe ikin në Gjermani, ne nuk kemi akoma mungesë.
Pyetje: Studentët ekselente do të mbahen për tri vite në Shqipëri?
Më tej shtoi: Nuk është çështja që nuk do jepen, ne po e shohim ne nuk e kemi shpikur e bëjnë edhe vende të tjera. Në momentin që i dedikohesh këtij profesioni përveç anës teorike ka edhe anë praktike ku duhet të tregosh që je njeriu i duhur për ti besuar jetën të tjerëve. Ne po e studiojmë dhe me shumë gjasë do të ndodhë dhe ne e kemi lidhur edhe me nivelet e bursave. Nxënësit ia kanë marrë lekët shtetit dhe nuk janë kthyer.