Tuesday, January 31, 2023
HomePolitikëMbërrin në Shqipëri ambasadorja e SHBA në OKB, Yuri Kim e prezanton...

Mbërrin në Shqipëri ambasadorja e SHBA në OKB, Yuri Kim e prezanton me Tiranën: Çfarë kënaqësie të vizitosh sheshin Skënderbej

-

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit, Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur këtë të diel në Tiranë, për një vizitë zyrtare dy ditore.

Diplomatja e lartë amerikan është pritur në Tiranë nga ambasadorja e SHBA-vë në Shqipëri, Yuri Kim.

Ambasadorja Kim e ka shoqëruar atë në kryeqytet, duke i prezantuar Tiranën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Linda Thomas-Greenfield shkruan se Shqipëria është aleat i palëkundur dhe një partner në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

 

“Çfarë kënaqësie të vizitosh sheshin Skënderbej, që mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit për pritjen e ngrohtë në Tiranë Yuri Kim. Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkruan ambasadorja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,687FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts