Friday, April 19, 2024
HomePolitikëParalajmërimet e NATO-s për Vuçiç, Berisha: Mos luaj me zjarrin! Do të...

Paralajmërimet e NATO-s për Vuçiç, Berisha: Mos luaj me zjarrin! Do të digjesh

-

Kreu i PD-së, Sali Berisha e quan urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, vendimin e Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, me qëllim që të kundërshtojë zbatimin e reciprocitetit nga qeveria e Kosovës.

Nga ana tjetër, Berisha vlerëson reagimin e menjëhershëm të NATO për këtë çështje, që paralajmëroi Serbinë të heqë dorë nga provokimet luftënxitëse, pasi aleanca do të jetë e gatshme të reagojë nëse do të cenohet integriteti territorial i Kosovës.

“Aleksandër Vuçiç, njeriu që e ka vendin në Hagë, është një rrezik serioz, i pakorrigjueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Postimi i plotë

Presidenti i serbo-madhisë dhe si vllau i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, urdhëroi dje serbët në Kosovë që të braktisin institucionet shtetërore të vendit, policinë, parlamentin etj.

Ky urdhër nga serbo-madhi dhe luftënxitësi Vuçiç, u dha vetëm sepse qeveria e Kosovës, në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, zbatimin e të cilave gushtin e kaluar qeveria e Kosovës e shtyu edhe për rreth tre muaj dhe tani filloi një zbatim gradual të ndryshimit të targave të makinave të serbëve në Kosovë, nga targa të Serbisë në targa të Republikës së Kosovës.

Ndaj këtij akti të qeverisë së Kosovës, Vuçiç iu përgjigj me kërcënime të hapura, vuri ushtrinë në gatishmëri dhe futi kriminel serb e rus, armatime të shumta në veriun e Kosovës si dhe urdhëroi serbët e Kosovës të largohen nga institucionet e vendit.

Të gjitha këto dëshmojnë se Aleksandër Vuçiç, njeriu që e ka vendin në Hagë, është një rrezik serioz, i pakorrigjueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ndaj këtyre qëndrimeve dhe luftënxitëse reagoi dje Zv/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, duke ia bërë të qartë Vuçiçit se Aleanca e Atlantikut të Veriut ishte e gatshme të ndërhynte në mbrojtje të Kosovës dhe stabilitetit të saj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts