Sunday, January 29, 2023
HomePolitikëSerbët ikin nga institucionet e Kosovës, Borrell: Po rrezikohet përparimi i arritur...

Serbët ikin nga institucionet e Kosovës, Borrell: Po rrezikohet përparimi i arritur në dialog

-

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm që mund të rrisë tensionet. Ai i ka bërë këto deklarata pas vendimit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS-Republika e Kosovës.

Borell ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mospajtimet aktuale. “Zhvillimet e fundit rrezikojnë punën e madhe që është bërë në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.

Goran Rakiç, kryetari i Listës Serbe, ka thënë më 5 nëntor se vendimi për largim nga institucionet do të zbatohet deri në momentin kur Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për riregjistrim të makinave dhe të respektojë marrëveshjet e Brukselit.

Në deklaratën e BE-së është përmendur po ashtu kërkesa ndaj autoriteteve të Kosovës për të shtyrë afatin e riregjistrimit të makinave dhe që të pezullojnë masat ndëshkuese ndaj pronarëve që kanë makina me targa serbe.

“Çështja e targave mund të zgjidhet nga palët në kuadër të dialogut”, është thënë në deklaratë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts