Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëAmbasadorja e SHBA-ve në OKB, mesazh të fortë në krah të ministres...

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, mesazh të fortë në krah të ministres Xhaçka: Gratë po çojnë përpara proceset e paqes

-

 

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka dhënë një mesazh të fortë për rolin e grave në botë për paqen dhe stabilitetin.

Gjatë një takimi me ministren Olta Xhaçka, ambasadorja pohoi se të gjithë agresorët dhe autorët e përdhunimeve dhe dhunimeve të grave në Ukrainë do të japin llogari. Mes të tjerash ajo shtoi se gratë po çmontojnë status-quo-n dhe po çojnë para proceset e paqes

“Në Ukrainë kemi parë tmerret e forcave ruse kundër vajzave dhe grave. OKB ka evidentuar qindra raste të përdhunimit. Mos u gaboni, kjo është strategji ushtarake, Forcat ruse po përdorin këtë armë si mjet lufte. Do ketë llogaridhënie. Çdo paqe e qëndrueshme kërkon drejtësi, përpiqem t’ju kujtojë kolegëve të mi se gratë nuk janë viktima pasive, por ato kanë identitet. Gratë në Iran po përballen me guxim përballë një regjimi për të drejtat e tyre. Gratë iraninane kanë frymëzuar botën me guximin dhe forcën e tyre, Gratë po çmontojnë status-quo-n dhe po çojnë para proceset e paqes. paqja është sinonim i parandalimit të agresioni. Ndaj duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë, për të çuar para agjendën e paqes dhe sigurisë. Ne i nxisim të gjitha kombet të ndjekin këtë shembull, siç po bën Shqipëria. Në mënyrë që gratë të çojnë para vendimmarrjen për paqen dhe sigurinë.”, tha ambasadorja.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts