Wednesday, April 24, 2024
HomeSportI ftuar në emisionin ''Sport Show'' ne Tv1 Channel basketbollisti Antonio Shabani

I ftuar në emisionin ”Sport Show” ne Tv1 Channel basketbollisti Antonio Shabani

-

Diten e hene ne emisionin ‘’Sport Show’’ nje hapsire e vecante ju kushtua bashketbollit shkodran qe po kalon nje periudh jo edhe aq te mire. Mbyllin fazen e pare me pese humbje dhe duket se eshte nje nga momentet me te errta te bashketbollit shkodran. Per te folur me shume per kete sport kaq te dashur dhe per situaten aktuale qe ai ndodhet i ftuar ne studio bashketbollisti Antonio Shabani.

Shabani: Eshte kohe e keqe per basketbollin por nuk mund ta them koha me e keqe. Nga viti 2007 apo 2008 ishte koha kur ekipi i Vllaznise kishte vetem 7 lojtare, prandaj them qe ka qene edhe me keq. Sot Vllaznia nuk garon e njejte me te gjitha ekipet e tjera ne Kampionat . Te gjitha ekipet e tjera kane minimum nga dy lojtare te huaj, amerikan. Kjo eshte nje ndimese shume e madhe per ekipet e tyre. Vllaznia per te cilen ne sot flasin ka nje ekip me 100% djem shkodran, ku shume prej tyre kane ardhur nga ekipi i te rinjve. Aktualisht jemi vetem tre lojtar nga ekipi qe kemi qene edhe vitet e tjera. Situata sot mund te them qe eshte nje produkt i lidershipit apo e menagjimit te viteve  me pare . Cdokush qe eshte afruar ka ardhur me objektiva per te qendruar pak tek skuadra e Vllaznise. Duke qene se duam te behemi sa me shpejt kampion perdorim rrugen me te shkurter, marrin sa me shume lojtare per te rritur cilsine e lojes. Keshtu cilesia e lojes rritet por nuk shikojme per me larg nuk mendojme per te ardhmen e skuadres.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts