Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikëTë rinjtë e Partisë së Lirisë thirrje bashkëmoshatarëve: Koha thërret për bashkim,...

Të rinjtë e Partisë së Lirisë thirrje bashkëmoshatarëve: Koha thërret për bashkim, dilni nesër në protestë!

-

 

Koordinatori Kombëtar për Studentët dhe universitetet në Partinë e Lirisë iu ka bërë thirrje të rinjve dhe jo vetëm që të marrin pjesë në protestën e nesërme që ka thirrur opozita.

Kristian Kina, teksa renditi në emër të të rinjve të PL-së disa arsye se pse duhet të protestojnë shqiptarët, pohoi se nesër të gjithë duhet të dalin në shesh për t’i treguar kësaj qeverie që maska iu çor.

DEKLARATA E PLOTE

Përshëndetje të dashur qytetarë nga mbarë Shqipëria!

 

 

Të gjithë po e kuptojmë, nga dita në ditë, që Shqipëria sot, ndodhet në gjendjen e një ALARMI KOMBËTAR !

Shtëpitë po zbrazen!
Fshatrat po zhduken!
Rinia po largohet nga sytë këmbët!
Nuk gjen më asnjë të ri nëpër qytetet jashtë Tiranë, nëpër fshatra jo e jo!

Këtë vit akademik, të gjithë jemi shokuar nga gjendja katastrofike e regjistrimeve të nxënësve dhe studentëve nëpër shkolla e fakultete!

Në shumë fshatra, shkollat po mbyllen dhe fëmijët detyrohen që të bëjnë shumë kilometra rrugë, me qëllim që të plotësohet një klasë në një shkollë të caktuar andej larg fshatit, për të zhvilluar mësim!
Mësuesit po detyrohen që t’i gjejnë vetë nxënësit me njohje farefisnore e familjare, me qëllim që të mbajnë me zor një klasë hapur e kështu, ata të jenë në punë!
Pra, mësuesi sot, nën presionin e shantazhit, po merr trajtën e PR që mbush klasën me nxënës, e jo më, të njeriut që mbush mendjet me dije dhe kulturë!

Edi Rama kërcënon nxënësit, që mos të bëjnë shënime nëpër libra!
Kërcënon bizneset, që do t’u shtojë gjobat!
Kërcënon shqiptarët, që do t’u rrisë çmimet e energjisë elektrike nga dita në ditë, nga muaji në muaj!

Misioni i tij është që, me çdo kusht, të vështirësojë jetesën e qytetarëve shqiptarë derisa ata të arratisen nga Shqipëria!
Axhenda e shpopullimit është kryekëput një mision i tij personal!

E them këtë sepse nuk shpjegohet ndryshe që, Shqipëria sot, mban rekord për:
•Numrin më të lartë të azilkërkuesve
•Për rendin e sigurinë, më të dobët ndonjëherë!
•Ushqimet më të shtrenjta në Europë
•Naftën më të shtrenjtë
…dhe patjeter, me rrogat më të ulëta!

Të dashur vëllezër dhe motra!
Koha më nuk pret

Sot, ka ardhur koha që:
T’i themi JO shpopullimit!
T’i themi JO agonisë së kësaj qeverie të degraduar!

Kështu, që me pjekuri e vetëpërmbajtje, të gjithë të dalim nesër në shesh përpara Kryeministrisë, për t’i thënë Edi Ramës që Koha e tij Mbaroi!

Me dashurinë për Atdheun dhe besimin së Shqipëria meriton ditë më të mira, të gjithë nesër të ftojmë shokë, shoqe, të afërm e familjarë e të zbresim para Kryeministrisë, për t’i treguar kësaj qeverie që maska iu çorr, misioni iu kuptua dhe detyrimisht, shqiptarët nuk do e lëmë të shkatërrojë më Shqipërinë tonë!

Koha thërret për bashkim!
Koha thërret për Shqipëri të begatë!

Faleminderit!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts