Për protestën e mbajtur ditën e djeshme në Tiranë kanë shkruar dhe mediat e huaja.
Deily Mail shkruan se mijëra njerëz dolën dje në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tiranë, për të protestuar kundër qeverisë socialiste të Edi Ramës.
Ato citojnë Berishën teksa tha se Rama është fajtori për largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria, gjë që e ka lënë Britaninë përballë valëve të emigracionit të paligjshëm.
Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike pretendoi se bota tani ‘na sheh si njerëz gomone’ pasi rreth 12,000 shqiptarë kaluan Kanalin me varka të vogla këtë vit. “Shqiptarët sot janë një popull gomone”, deklaroi ai, “sepse dikush, dhe ky është Edi Rama, ua grabiti votën, i ktheu liritë e tyre në iluzion, në një votë fiktive, vetëm që të qëndronte në pushtet.’
Në fillim të këtij muaji Rama akuzoi qeverinë britanike për diskriminim ndaj shqiptarëve për të shkëputur vëmendjen nga ‘dështimet e saj politike’, shkruan Daily Mail.