Friday, April 19, 2024
HomePolitikëProtesta e së shtunës, Berisha në Tik-Tok: Jemi njerëz të rekordeve. Treni...

Protesta e së shtunës, Berisha në Tik-Tok: Jemi njerëz të rekordeve. Treni ynë nuk ndalet më

-

Në rrjetin social Tik-Tok, kreu i PD-së, Sali Berisha ka dhënë reagimin e parë pas protestës që u mbajt të shtunën në Tiranë, ku thotë se qytetarët shqiptarë janë njerëz të rekordeve. Berisha falënderon qytetarët që zbukuruan sipas tij “aq madhërishëm bulevardin me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme”. Kreu i PD-së po ashtu thekson edhe se treni nuk do ndalet.

Fjala e plotë

Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm Bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur!

Por, në këtë mesazh dua gjithashtu një falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë ju miqtë e TikTok që në 30 ditë e shndërruat në një histori suksesi komunikimin tonë me 1.3M shikime dhe dhjetëra e mijëra ndjekës.

Së bashku ne jemi njerëz të rekordeve të mira. Treni ynë nuk ndalet më. Ai do kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër, deri në destinacionin final. Shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts