Saturday, December 3, 2022
HomeShendetesiShëndeti në dimër, cilët persona janë më të rrëzikuarit nga ndryshimet klimaterike

Shëndeti në dimër, cilët persona janë më të rrëzikuarit nga ndryshimet klimaterike

-

 

Për disa persona dimri është periudha më e bukur e vitit, ndërsa për disa të tjerë është koha kur shfaqen virozat e shumta dhe probleme të ndryshme shëndetësore.

Muajt e fohtë përveç se sjellin ditë të shkurtra, sjellin edhe ajër më të thatë, gjë e cila bën ta ndjejmë më shumë të ftohtin.

Ndezja e ngrohëses në ambiente të mbyllura për një kohë shumë të gjatë bën që të thahet ajri dhe kjo ndikon në shëndetin e secilit prej nesh.

Po ashtu gjatë dimrit mund të hasim dhe çrregullime të shëndetit si për shembull: lëkura e thatë, humbja e flokëve, dhimbja e kyçeve, tharje në mushkëri dhe dhimbje kockash.

Moti i ftohtë mund të çojë edhe në një depresion sezonal, mpiksje gjaku dhe sulme në zemër.

Sipas ‘MailOnline’, studimet tregojnë se ajri i thatë mund të çojë në lëkurë të thatë, e cila shkakton skuqje dhe kruajtje të lëkurës.

Po ashtu personat me ekzemë mund të jenë më të ndjeshëm dhe më të prekur se të tjerët ndaj ndryshimit të temperaturave.

Edhe skalpi i kokës bëhet edhe më i thatë  dhe dëmton folikulat e flokëve e cila mund të çojë deri në humbje të flokëve.

Gjithashtu të prekur janë njerëzit me astmë pasi mund të irritohen rrugët e frymëmarrjes.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,593FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts