Saturday, October 5, 2024
HomePolitikë''Vjedhjet me koncesionet vazhdojnë''/ Vasili: Qeveria do u japë klientëve të saj...

”Vjedhjet me koncesionet vazhdojnë”/ Vasili: Qeveria do u japë klientëve të saj 1 mld € në 2023

-

 

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u shpreh gjatë një konference për shtyp se qeveria ka planifikuar të japë për koncesione plot 1 miliard euro. 

Sipas tij, një shpenzim i tillë është parashikuar në buxhetin e shtetit për vitrin 2023.

Vasili tha se vjedhjet përmes koncesioneve vazhdojnë nga klientët e qeverisë, ndërkohë që qytetarët nuk marrin asnjë shërmbim të përmirësuar.

Ai denoncoi gjithashtu se nga 228 kontrata koncensionare qeveria kontrollon vetëm 65 prej tyre, por dhe për këto nuk ka monitorim as të dhëna për eficencën e financimit, edhe pse paguhen nga taksat e qytetarëve.

Deklarata
Vjedhja e Rilindjes me koncesionet vazhdon në mënyrë të pandërprerë duke krijuar një dëm ekonomik që po çon vendin drejt kolapsit. Qindra milionë euro janë dhënë për koncesione dhe 1 miliard të tjera janë planifikuar të jepen në buxhetin e vitit 2023.
Është shumë e qartë për çdo shqiptar që qëllimi i këtyre koncesioneve është vetëm grabitja pasi asnjë shërbim nuk është përmirësuar përkundrazi janë përkeqësuar.

Shteti,nuk ka asnjë kontroll për koncesionet të cilat vidhen nga koncesionarët klientë të qeverisë pasi kjo ka qenë edhe qëllimi i përbashkët i tyre.

Është tronditësë dhe një shkelje flagrante e ligjit që aktualisht janë në zbatim rreth 228 kontrata koncesionare në të gjithë sektorët, por qeveria pranon se kontrollon vetëm 65 kontrata.

Por edhe për këto 65 kontrata raportimi ishte i mangët do të thotë që është një raportim sa për sy e faqe që as monitorin në thellësi dhe as kontrollon eficencën e financimit që realisht janë taksat e djersës dhe mundit të qytetarëve.

Ministria e Financave nuk raporton situacionet e punimeve sipas pagesave të dhëna nga buxheti i shtetit për kontratat në Transportit, Energjisë, Zhvillimit Urban, Zhvillimit Ekonomik, Kontrollit Fiskal, Mjedisit dhe Shëndetësisë ndërsa elementë të tjerë tepër të rëndësishëm të kontratave  mbetën tërësisht të paprekura, pra do të thotë gjithçka është në dorë të koncesionarëve që bëjnë si duan me paratë publike.

Vetë Ministria e Financave pranon se kontrollon vetëm 28% të kontratave koncesionare dhe pjesa më skandaloze është që vetë ministria pohon se: “Duke qenë se procesi i monitorimit është ende në fillimet e tij, numri dhe kompleksiteti i kontratave të koncesionit/PPP në Shqipërisë është i lartë, si dhe jo çdo kontratë ka një Njësi Zbatimi Projekti përgjegjëse për monitorimin e saj, mbledhja e informacionit ka hasur vazhdimisht vështirësi dhe për rrjedhojë ky raport do të përcjellë informacion për 65 kontrata koncesioni/PPP”.

Një situatë e tillë përbën një emergjencë kombëtare dhe një rrezik të përmasave shumë të mëdha për ekonominë dhe financat e vendit.

I bëjmë thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit që me të gjithë energjitë dhe fuqinë që i jep ligji të përqendrojë veprimtarinë e tij tek problematika e kontrollit të koncesioneve ku dëmi ekonomik është i përmasave shumë të mëdha.

I bëjmë thirrje SPAK-ut të fillojë hetimin e thelluar kryesisht për këtë situatë skandaloze tërësisht në shkelje të ligjit dhe me dëme të pallogaritshme të financave publike.

I bëj thirrje gjithë nënpunësve të administratës publike që lidhen me veprimtarinë e koncesioneve të mos firmosin më tej e të mos rëndojnë përgjegjësitë e tyre e të mos përdoren që qeveria të vjedhë dhe të mbushe xhepat duke i përdorur ata si koka turku.

Ne nuk do të rreshtim së sensibilizuari dhe vënien në alarm të gjitha institucioneve shtetërore, opinionit publik brenda dhe jashtë vendit për këtë krim financiar që po rrënon ekonominë dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts