Friday, October 4, 2024
HomePolitikëMinistrja Xhaçka pret zyrtaren franceze për çështjet Europiane: Mirënjohje për mbështetjen e...

Ministrja Xhaçka pret zyrtaren franceze për çështjet Europiane: Mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë drejt BE-së

-

 

Këtë të martë në Kryeministri, u bë e mundur firmosja e marrëveshjes për financimin e rrjetit të Ujësjellësit Durrës, mes qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit, me sekretaren franceze të Shtetit për Çështjet Europiane, Laurence Bonne. Franca jep 60 mln euro kredi dhe 1 mln euro grat për asistencë.

Më pas ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, priti në takim Laurence Boone. Në takim Xhaçka shprehu mirënjohje ndaj Francës për kontributin e vazhdueshëm për afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.

Kryediplomatja shqiptare theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv, stabilizues dhe proaktiv në rajon, në mënyrë që të ndihmojë në arritjen e paqes, stabilitetit, sigurisë dhe kohezionit. Kure zyrtarja franceze Boone, vlerësoi mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe garantoi mbështetjen e Francës në procesin e sapo nisur.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts