Saturday, December 3, 2022
HomePolitikëZëvendësambasadori amerikan takon Rrumbullakun, SHBA ndihmë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike

Zëvendësambasadori amerikan takon Rrumbullakun, SHBA ndihmë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike

-

 

Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Demian Smith, i shoqëruar nga Shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Karen Riley, vizituan sot Policinë e Shtetit.

Ata u pritën në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.

Në fokus të takimit ishin vlerësimi dhe forcimi më tej i marrëdhënieve shumë të mira dhe strategjike, mes Policisë së Shtetit, ambasadës amerikane, policisë dhe agjencive ligjzbatuese amerikane.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e falënderoi Zëvendës Ambasadorin Smith, për vizitën, dhe e njohu atë me prioritetet që ai ka për ristrukturimin e Policisë, në drejtim të forcimit të  strukturave të hetimit të krimeve, veçanërisht të hetimit të krimit të organizuar, korrupsionit, hetimit të aseteve kriminale dhe krimeve kibernetike; vendosjen e standardeve të reja në drejtim të qasjes ndaj problematikave të qytetarëve dhe zgjidhjes së tyre, në bazë të kompetencave që i jep ligji; pastrimin e Policisë nga punonjësit e inkriminuar, duke aplikuar ndëshkueshmërinë më të rreptë që parashikon ligji për punonjësit e Policisë që abuzojnë me detyrën, që përfshihen në raste korruptive apo në trafiqe të paligjshme, si dhe për ata që abuzojnë dhe shkelin të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve; vendosmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisisht me partnerët, veçanërisht me ata strategjikë, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Zëvendësambasadori Demian Smith e falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për pritjen dhe për marrëdhënien e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe ambasadës amerikane në Tiranë, si dhe i ofroi atij, mbështetje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe e siguroi për ndihmë nga SHBA, për mbrojtje nga sulmet kibernetike.

Smith dhe Rrumbullaku e vlerësuan partneritetin si formën më të mirë që i shërben rritjes së parametrave të sigurisë së jetës dhe të biznesit të qytetarëve të të dyja vendeve dhe u dakordësuan që ky partneritet të zgjerohet akoma më shumë në të ardhmen, duke shtuar skuadrat hetimore të përbashkëta dhe shkëmbimet e informacioneve, me qëllim zhvillimin e operacioneve të përbashkëta për goditjen e kimit të organizuar, terrorizmit dhe krimit kibernetik.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,593FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts