Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetPS rrëzon kërkesën e PD për të çuar në Kushtetuese mandatin e...

PS rrëzon kërkesën e PD për të çuar në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, reagojnë Shehaj e Bardhi

-

Deputetë të Partisë Demokratike kërkojnë shpalljen të pavlefshëm të mandatit të deputetes për ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, me pretendimin se ka përfituar si partnere strategjike nga fondet publike.

Sot, deputeti i PD-së Agron Shehaj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kundërshtimin e vendimit të djeshëm të Kuvendit si dhe atë për konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të mandatit të Xhaçka.

Shehaj deklaron se me këtë votim të turpshëm, maxhoranca e shndërroi Parlamentin edhe një herë tjetër në një mburojë për korrupsionin e qeveritarëve të saj.

Ai thekson se Xhaçka nuk mund të jetë njëkohësisht edhe ministre e jashtme edhe investitore strategjike, ndaj sipas tij, i takon Gjykatës Kushtetuese të marrë vendimin formal.

 

 

Po kështu dhe deputeti i PD-së Gazment Bardhi, përfaqësues i palës tjetër në PD ka dërguar kërkesë në Kushtetuese.

Raporti i depozituar nga grupi parlamentar demokrat, ku konstatohet se Xhaçka ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë, të përcaktuar në Kushtetutë, çka duhet të sjellë edhe përfundimin e mandatit të saj si deputete dhe se Kuvendi ka detyrimin ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese u rrëzua pasi mori 21 vota pro, 73 kundër dhe 0 abstenim.

Raporti i depozituar nga grupi parlamentar socialist u miratua me 73 vota pro, 21 kundër dhe 0 abstenim.

Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike Agron Shehaj
Të dashur qytetare,
Pasi e zvarriti pa fund, një ditë më parë, maxhoranca bllokoi në parlament dërgimin në gjykatën kushtetuese të kërkesës për shqyrtimin e papajtueshmërisë me kushtetutën për mandatin e zonjës Olta Xhaçka.

Me këtë votim të turpshëm, maxhoranca e shndërroi Parlamentin edhe një herë tjetër në një mburojë për korrupsionin e qeveritarëve të saj.

Ky është një akt shumë i rëndë. E megjithatë, jo surprizë për ne. Sepse në këto 10 vjet, kjo maxhorancë dhe kjo qeveri vetëm këtë kanë bërë. Kanë shfrytëzuar pushtetin për të vjedhur dhe për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe më pas kanë përdorur kartonët e Parlamentit si mburojë për korrupsionin e tyre.

Por Partia Demokratike është e vendosur që t’i shkojë deri në fund betejës me korrupsionin galopant dhe abuzimet e pafundme të kësaj qeverie. Ndaj në emër të Partisë Demokratike sapo dorëzova në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kundërshtimin e vendimit të djeshëm të Kuvendit si dhe atë për konstatimin e papajtueshmërise me kushtetutën të mandatit të zonjës Xhaçka.

Zonja Xhaçka nuk mund të jetë njëkohësisht edhe ministre e jashtme edhe investitore strategjike. Nuk mund të jetë edhe deputete edhe pronare e plazhit publik. Ndaj i takon Gjykatës Kushtetuese të marrë vendimin formal, të asaj që ligji e dhe Kushtetuta e diktojnë fare qartë.

BARDHI DOREZON NE KUSHTETUESE KERKESEN
Të njëjtën kërkesë ka dorëzuar dhe grupi i Alibeajt në Gjykatën Kushtetuese, për shpalljen të pavlefshëm mandatin e deputetit për ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në një dalje për mediat, Gazmend Bardhi, është rast unik në botë kjo që ndodh në Shqipëri, ku një ministre shpallet dhe investitorë strategjike, ku i jepet pronë publike për të investuar në shërbimet e hotelerisë së turizmit.

“Shqipëria është rasti unik në botë ku ministri për Europëm dhe Punët e Jashtme, deputetja Xhaçka gëzo njëkohësisht dhe statusin e partnerit strategjik për një investim në Himarë me vlerë 5.5 mln euro. Me vendim të eprorit të saj, Rama, ministrja Xhaçka dhe bashkëshorti i saj kanë përfituar të drejtën për të përdorur pronën publike për aktivitetin e tyre tregtar për fushën e hoteleri turizmit. Kjo bie ndesh me nenin 7 të Kushtetutës që i ndalon deputetët që të përfitojnë fonde publike apo të përfitojnë pronë publike. Grupi parlamentar i PD i kërkon gjykatës Kushtetuese që të marrë në shqyrtim pa vonesë kërkesën e depozituar dhe të garantojë zbatimin e këtij ndalimi kushtetues pavarësisht se bëhet fjalë për një njeri të rëndësishëm të kabinetit qeveritar.”, tha Bardhi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts