Monday, December 5, 2022
HomePolitikëMoti i keq dhe problematikat nga reshjet e dendura, Peleshi: Kemi pasur...

Moti i keq dhe problematikat nga reshjet e dendura, Peleshi: Kemi pasur tre evakuime në Malësi të Madhe, jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë

-

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga Lezha ka komentuar situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut në të gjithë vendin.

Ministri tha se në Malësinë e Madhe janë bërë tre evakuime teksa shtoi se në Bërdicë forcat e armatosura po ndihmojnë banorët por nuk ka pasur nevojë për evakuim.

“Kemi pasur tre evakuime në Malësi të Madhe. Në Bërdicë forcat e armatosura për ndihmojmë banorët për të kaluar. Nuk ka ujë në banesa. Jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë. Këto reshje nga një anë na japin lajmin e mirë për mbushjen e rezervave por ka edhe sfidën për përballjen me to.

Duhet të na mirëkuptojnë qytetarët që në disa zona ndërprerja e energjisë bëhet për arsye sigurie, ndërpritet energjia sa të qetësohet situata. FA janë në krye të punës për të ndihmuar qytetarët të kapërcejnë këtë pikë nevralgjike, harkun e Bërdicës. Janë katër banesa që po i mbajmë në monitorim sepse rrezikojnë përmbytjen. Dy familje janë evakuuar”, tha Peleshi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,599FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts