Saturday, October 5, 2024
HomePolitikëIlir Meta: E vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies është referendumi

Ilir Meta: E vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies është referendumi

-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka thënë se prej 24 vitesh popullit shqiptar i është mohuar e drejta për t’u shprehur me anë të Referendumit.

Meta thotë se në bashkëpunim me Partinë Demokratike, me të gjithë forcat e tjera opozitare, me shoqërinë civile dhe grupet e interesit do të bëjnë të mundur që popullit shqiptar t’i rikthehet kjo e drejtë.

Meta shtoi se në një shtet të kapur dhe me institucione të paralizuara, sipas tij e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies është Referendumi.

Statusi i Ilir Metës
Nëntori i vitit 1998, dita kur përmes Referendumit populli shqiptar votoi për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë meriton një nderim të veçantë.

Kjo është një nga ngjarjet më pozitive për demokracinë në vend, mirëpo prej 24 vitesh popullit shqiptar i është mohuar e drejta për t’u shprehur me anë të Referendumit.

Në bashkëpunim me Partinë Demokratike, me të gjithë forcat e tjera opozitare, me shoqërinë civile dhe grupet e interesit ne do të bëjmë
të mundur që popullit shqiptar t’i rikthehet kjo e drejtë, të cilën ja garanton vetë Kushtetuta, që populli e votoi 24 vjet më parë.

Në një shtet të kapur dhe me institucione të paralizuara, e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies është Referendumi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts