• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 10.00,shënon kuotën 7.91m, (kuota e matur sipas ores 07.00).(Kuota max 8.70 m).
• Hidrometri i lumit Drin në orën 10.00,shënon kuotën 5.80 m, ((kuota e matur sipas ores 07.00). (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1435 Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
2. Rruga e Obotit ka presence uji 50 cm, eshte e kalueshme vetem me mjetet e ushtrise.
3. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Verehet nje gerreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.
Familje të evakuara aktualisht dhe marrin sherbim ne konvikte:
Janë 10 familje, gjithsej 30 persona, si me poshte:
Lagj Nr 1 – 1 familje me 4 persona
Lagj Nr 4 – 2 familje me 6 persona
Nj.A Berdice – 2 familje me 5 persona
Nj.A. Guri zi -5 familje me 6 persona
Kane marre trajtim gjithsej ne konvikte :
14 familje me 43 persona
Kane kerkuar sherbim dhe ju eshte pergatitur akomodimi ( por nuk jane paraqitur):
10 familje me 40 persona
Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona) te akomoduar tek te afermit
4 shtepi me presence uji (lagjia Ajasem).
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.