Saturday, October 5, 2024
HomeKronikaI akuzuar për menaxhim të një grupi kriminal, arresohet në Rinas 47-vjeçari...

I akuzuar për menaxhim të një grupi kriminal, arresohet në Rinas 47-vjeçari turk me 2 emra

-

 

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Rinas.

47-vjeçari me dy emra akuzohet për menaxhim të një grupi kriminal me aktivitet në dhënien ndihmë, për kalimin e paligjshëm të kufijve shtetëror.

M.T., alias T. N., 47 vjeç, banues në Stamboll u arrestua pasi Gjykata e Gyor-it, Hungari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë verifikimeve, ka rezultuar gjithashtu, se 47-vjeçari ishte i dënuar më parë edhe në Gjermani.

Njoftimi:

Vijon bashkëpunimi i pandërprerë ndërmjet Policisë Kufitare, ZQK Interpol Tirana dhe partnerëve europianë.

Arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, një shtetas turk, i kërkuar ndërkombëtarisht, për menaxhim të një grupi kriminal me aktivitet në dhënien ndihmë, për kalimin e paligjshëm të kufijve shtetëror.

I arrestuari, i dënuar më parë në Gjermani.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të shtuara me pajisjet bashkëkohore, dedektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasin turk të kërkuar ndërkombëtarisht:

– M. T., alias T. N., 47 vjeç, banues në Stamboll, pasi Gjykata e Gyor-it, Hungari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të kufirit dhe menaxhimi i një grupi kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal i Hungarisë.

Gjatë verifikimeve, ka rezultuar gjithashtu, se 47-vjeçari ishte i dënuar më parë edhe në Gjermani.

Vijojnë veprimet procedurale, në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, për ekstradimin e këtij shtetasi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts