Policia e Lezhës informon se ka zbardhur një sërë vjedhjesh të kryera gjatë këtij viti në Lezhë e Laç si dhe ka vënë në pranga 3 autorët.
Të arrestuarit janë me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje.
Si rezultat i këtij operacioni, janë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim:
– Gj. C., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 21.11.2022, ka vjedhur në banesën e një shtetasi;
– Gj. Ll., 51 vjeç, banues në Kurbin, pasi më datë 08.11.2022, ka vjedhur në Kurbin, disa krerë bagëti të imta, në pronësi të një shtetasi;
– A. D., 47 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, pasi nga veprimet hetimore, rezulton autor i disa vjedhjeve, konkretisht:
•Me datë 20.11.2022, ka vjedhur materiale, në banesën e një shtetasi;
•Me datë 09.11.2022, ka vjedhur në Lezhë, celularin e një shtetasi;
•Me datë 22.06.2022, ka vjedhur në Laç, vegla pune, në magazinën e një shtetasi.
Të 3 të ndaluarit janë shtetas me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve që janë kryer nga këta shtetas.
Operacioni u kodua “serial”