Friday, April 19, 2024
HomePolitikëShënohet 78-vjetori i Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë, Presidenti Begaj dhe Veliaj homazhe...

Shënohet 78-vjetori i Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë, Presidenti Begaj dhe Veliaj homazhe te “Nëna Shqipëri”

-

Përkujtohet sot 78-vjetori i Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka kryer homazhe dhe ka vendosur kurora me lule te monumenti “Nëna Shqipëri”. Po kështu dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka kryer homazhe. Të pranishëm kanë qenë dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla si dhe deputetë të maxhorancës.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në ceremoni. Nuk mungonte trupi diplomatik si dhe drejtues të ndryshëm institucionesh.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar, fillimisht nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria u pushtua nga forcat gjermane.

Pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, qyteti i Shkodrës ishte i fundit që u çlirua.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët u radhitën në krah të koalicionit antifashist dhe zhvilluan luftë çlirimtare.

Përvjetorët e Çlirimit shënohen me homazhe tek përmendorja “Nënë Shqipëri” pranë Varrezave të Dëshmorëve.

Kryeministri Edi Rama uroi mëngjesin e sotëm 29 Nëntorin. “GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT”, shkroi Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts