“Po ecën me ritme të mira projekti i paneleve diellore për ngrohjen e ujit për të mbështetur kryesisht konsumatorët familjarë.
Prej 1 nëntorit ka nisur aplikimi i qytetarëve për këtë skemë, kosto e cila do të subvencionohet në masën 70% nga Qeveria.
Japim garancinë se do të vazhdojmë të mbështesim dhe të mbrojmë konsumatorin shqiptar në këtë situatë krize energjie globale“, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.