Ambasadori Guido De Sanctis filloi sot detyrën e kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. De Sanctis është diplomat karriere i Ministrisë së Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë.
Ai ka qenë zv/ambasador në ambasadën e Italisë në Moskë. Nga viti 2013 deri më 2017, ai shërbeu si ambasador i Italisë në Katar dhe nga viti 2011 deri më 2013, si konsull i përgjithshëm i Italisë në Benghazi të Libisë. Ka shërbyer në ambasadat italiane në Tripoli, Bernë dhe Kiev.