Tuesday, March 19, 2024
HomePolitikëBerisha: Më 6 dhjetor i tregojmë lidërve të BE-së se Shqipëria është...

Berisha: Më 6 dhjetor i tregojmë lidërve të BE-së se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë

-

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim me banorët e njësisë numër 7 në Tiranë. Sali Berisha tha se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Duke u ndalur tek protesta e 6 dhjetorit, Berisha tha se është dita kur duhet t’ua themi këtë të vërtetë liderëve të BE-së që vijnë në kryeqytet për samitin BE-Ballkani Perëndimor. 

“Shqipëria jo nga ne, por nga mediat evropiane dhe botërore është cilësuar si ‘Kolumbia e Europës’ është cilësuar narko shteti i parë dhe i vetëm në Europë dhe kjo jo pa baza. 

Ju e shikoni, kush e bënte drogën në Shqipëri. 3 ministra droge emërohen njëri-pas tjetrit në Ministrinë e Brendshme. Edhe ky që është sot është deri në vesh me drogën, sepse është Edi Rama, sepse ata nuk i kanë caktuar qytetarët, por Edi Rama. 

Sepse ai adapton platformën e drogës. Atëherë ne, qytetarët që pësojnë pasojat e kësaj politike, nuk mund të jenë atë ditë, përveç se në shesh. Për të ju thënë atyre, burra dhe grave të shquar se ne nuk jemi droga e krimi. Krimi është ai që keni në tavolinë. Ne jemi kundër krimit, kundër drogës.“-deklaroi Berisha.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts