Tuesday, March 19, 2024
HomePolitikëPresidenti Begaj pritet nga Papa Françesku, një takim i përzemërt dhe dhurata...

Presidenti Begaj pritet nga Papa Françesku, një takim i përzemërt dhe dhurata të shenjta

-

 

Papa Françesku priti këtë të premte Presidentin shqiptar Bajram Begaj. Një takim i përzemërt dhe një bisedë që zgjati prej 35 minutash. Sipas mediave italiane, Papa Françesku i dhuroi presidentit Begaj një majolikë që përshkruan një statujë të Shën Pjetrit, duke dhënë një bekim me kupolën e Bazilikës së Shën Pjetrit në sfond, vëllimet e dokumenteve papale, mesazhin për Ditën Botërore të Paqes 2022, dokumentin mbi Vëllazërinë Njerëzore dhe libri mbi Statio Orbis i 27 marsit 2020.

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj i dhuroi një mozaik prej kashte dhe që përshkruan një grua me rroba tradicionale shqiptare, një riprodhim bronzi të Darkës së Fundit dhe një kopje fotostatike të “STATUTA ET ORDINATIONES CAPITULI ECCLESIAE CATHEDRALIS DRIVASTIENSIS”, katedrales së diokezës së lashtë.

Në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, thuhet në takimin e Begajt me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, u shpreh vlerësimi për marrëdhëniet e mira ekzistuese dypalëshe dhe synimi për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në sektorë me interes të përbashkët.

“Më tej u theksua kontributi pozitiv i komunitetit katolik në shoqërinë shqiptare. Më pas, u fokusuam në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor”,– vijon deklarata.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts