Wednesday, February 1, 2023
HomePolitikë“Shpopullimi i Shqipërisë, formë moderne e shpopullimit etnik”, Meta: Shifrat e largimeve,...

“Shpopullimi i Shqipërisë, formë moderne e shpopullimit etnik”, Meta: Shifrat e largimeve, alarmante…

-

 

Kreu i PL Ilir Meta, në fjalën e tij ngriti shqetësimin e shpopullimit, duke e quajtur atë që po ndodh me braktisjen e vendit, formë moderne e spastrimit etnik.

“Kënaqësi të jem sot mes më të rinjve të të rinjve. Për PL Shqipëria u përket të rinjve. Pa të rinj të mirëarsimuar e pa të rinj me vlera të larta qytetare e patriotike nuk ka Shqipëri të sigurt në të ardhmen. Nuk ka familje të qeta, të gëzuara, të lumtura.
Prekët me të drejtë shpopullimin se e ndjeni në klasat e familjet tuaja. Për fat të keq sot po ndeshemi me një variant modern të spastrimit etnik, që është shpopullimi.

Shifrat, dramatike e alarmante. Jemi në kushtet kur këtë vit janë ulur në bankat e shkollës më pas se 220 mijë nxënës krahasuar me 15 vite më parë. 58 mijë më pak nxënës se 5 vite më parë. 18 mijë më pak se një vit më parë.

 

 

Shifra kokëforta që i dinë të gjithë, sidomos jashtë Tiranës.
Vendi po zbrazet nga të rinjtë e të rejat, jo vetëm minorenë që lënë shkollën e ikin jashtë vendit, por kemi edhe një braktisje të zonave rurale drejt Tiranës. Kjo për arsye të situatës së krijuar nga qeverisja dhe politikat e saj të dështuara.

Kryeministri ka përmbysur të gjitha premtimet për sistemin arsimor.
Jemi vendi me çmimet më të shtrenjta në rajon, me rrogat më të ulëta në rajon, ku mësuesi paguhet sa 40 përqind e një mësuesi në malin e Zi.

Pedagogët tanë bëjnë grevë sepse kërkojnë që në 2 vite, jo tani, të paguhen sa kolegët e tyre në Kosovë sot”, ka deklaruar Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,690FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts