Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëBerisha voton në Primaren e Tiranës: Rreze drite për rikthimin e votës...

Berisha voton në Primaren e Tiranës: Rreze drite për rikthimin e votës së lirë. Dorëheqjet, tregues lirie

-

Votën në primaret e Tiranës, ku në garë janë 7 kandidatë, e hodhi edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Në fjalën e tij pasi hodhi votën për kandidatin e Tiranës, kreu i PD akuzoi edhe njëherë Edi Ramën se ka vrarë votën e lirë dhe i cilësoi primaret si një ditë të rëndësishme për hapjen e mëtejshme të partisë.

Në lidhje me interesin e gazetarëve për disa bashki ku nuk po votohet ditën e sotme në radhët e demokratëve, Berisha deklaroi se për 3 degë janë duke u zhvilluar bisedime me aleatët për kandidatët që do të nxjerrin. Deri më tani, nga gara janë tërhequr 7 kandidatë në disa bashki.

“Një ditë e madhe për PD. Është një kryeditë për demokracinë shqiptare. Dhjetëra mijëra anëtarë votojnë për qytetarin e parë të bashkisë.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm veçanërisht rëndësia bëhet më e madhe pasi vota e lirë ka në Shqipëri një armik të egër të saj, një armik që përpunoi dhe zhvilloi mekanizmat e plaçkitjes së saj. Një armik që e përzuri votën nga partia e tij dhe e shndërroi PS, e riktheu në origjinë si parti pa votë. PS voton si komunitet mafioz.

Edi Rama është i vetmi në Evropë që ka përjashtuar votën e lirë nga partia. Në këtë kontekst ky zhvillim është një rreze shprese për rivendosjen e saj në Shqipëri.

Demokratët duke votuar të lirë shumëfishojnë forcat, energjinë për tu përballur me kalbësirën që kanë përpara dhe për të përmbysur monizmin në Shqipëri dhe që bazohet në vjedhjen e votës. Sot konkurrojnë mbi 200 kandidatë në 61 bashki”, tha Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts