Protestat jane bere kryefjala e zhvillimeve ne vendin tone. Cdo dite e me shume shqiptaret po shprehin pakenaqesit e tyre dhe te pakenaqur nga akuzat e shumta jane edhe shqiptaret ne Britanin e Madhe. Nje lloj revolte e nxitur nga deklaratat e pushtetareve ka nxitur protestat per te treguar se nuk jane kriminel por njerez qe punojne e paguajne taksa si gjithe te tjeret. Ata shprehen se shume shpejt do te zhvillohet protesta e rralles. Ne studion e emisionit ‘’Start’’ Enkeleid Omi, shqiptare qe jeton e punon ne Agli, per te folur me shume rreth kesaj proteste.
Omi: Per ne ka qene shume e veshtire ku nga njerez te rendesishme te shtetit u quajtem kriminel. Pas protestes ka qene prap shume e veshtire nga ‘’sulmimi’’ i mediave. Te pakten protesta ka marre miresin e popullit britanik. Ata pane se shkoi cdo gje mire dhe pa asnje lloj incidenti, populli u afrua shume me ne .
Ne proteste ka pasur nje lloj solidariteti ku u bashkuan edhe te tjere qe nuk ishin shqipetare. Dhe me e rendesishmja eshte se edhe ne parlament ka pasur deputet qe na kane mbeshtetur. Me date 19 eshte edhe protesta e rradhes, kete here eshte perballe zyrave te Ministris se Brendshme. Shpresoj te kemi me shume pjesmarres. Aty ndodhen edhe zyrat e emigracionit dhe kjo eshte nje arsye me shume qe protesta do te zhvillohet atje. Pretendojme te pakten te kerkojne te falur publike. Nuk presim te japi doreheqjen sepse eshte e pamudur duke qene se kane mbeshtetjen e kryeministrit te vendit.