Kreu i PD-së, Sali Berisha është shfaqur në publik dy ditë pas sulmit në protestën e opozitës, ndërsa priti në zyrën e tij ish-presidentin kroat, Stipe Mesiç, të cilin e informoi për zhvillimet e fundit në vend.
“Ai që më goditi është agjent i policisë kriminale dhe informator”, tha Berisha për ish-presidentin, ndërkohë që kryetari i PD shfaqet me syze, për shkak të dëmtimit me grusht.