Sunday, January 29, 2023
HomePolitikëVranësira dhe reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për ditën...

Vranësira dhe reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për ditën e sotme

-

Vendi ynë sot mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën e premte, ku pritet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht veriperëndimore.

Sipas MeteoAlb, vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, por më të fokusuara reshjet pritet të jenë në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Jugore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Edhe Kosova në pjesën më të madhe të saj do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku pritet të ketë vranësira të shumta dhe intervale të pakta me kthjellime. Vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme në Perëndim të vendit duke gjeneruar reshje të pakta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts